Astrit Patozi ka qenë i ftuari special i mbrëmjes së djeshme në Fiks Fare.

Kreu i Bindjes Demokratike është pyetur lidhur me projektet e forcës politike që drejton, programin që po i paraqet qytetarëve si dhe ecurinë e fushatës elektorale.

I pyetur nga Dori dhe Devi lidhur me pritshmëritë që ka, Patozi siguroi se Bindja Demokratike do të jetë forcë politike përcaktuese për qeverinë e katër viteve të ardhshme.

“Bindja Demokratike do të jetë forca politike përcaktuese qeverisëse. Kjo është fitorja më e madhe që mund të arrijmë në këto zgjedhje. Kemi një besim absolute që kjo do të ndodhë”, siguroi Patozi për Bindjen Demokratike e cila në këto zgjedhje garon me numrin 4.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re