Lideri i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka rrëfyer në një intervistë disa nga detajet e fushatës elektorale dhe sfidat e forcës politike që drejton.

Ndër të tjera ai shprehet se:

“Fushatat janë të pakrahasuëshme me atë të para dy viteve. Tashmë kemi një eksperiencë dhe i kemi lënë pas ato ditë të vështira ku ne kandiduam duke qenë një lloj sanduiçi mes dy zjarresh. Nga njëra anë ishte qeveria që donte të merrte gjithçka sepse donte të kontrollonte gjithçka, dhe në anën tjetër kishim opozitën që doli nga zgjedhjet dhe ne na konsideronte më keq se qeverinë.

Ka shpenzuar aq shumë energji që mos i linte njerëzit që të shkonin të votonin sa po të kishte hyrë në zgjedhje do të kishte një rezultat të mirë dhe mund ta mposhte qeverinë. Kjo është një fushatë ndryshe, më e qetë dhe ka një lloj relaksimi të klimës politike. Sigurisht ka problematika e sifdomos për partitë e reja ku pjesën e luanit e kanë partitë e mëdha

Gjithsesi, në kushtet e pandemisë ne kemi bërë një fushatë modeste dhe i kemi përçuar mesazhet përmes platformave pa shpenzuar para. Kontakti i drejtpërdrejtë s’ka munguar dhe ne e kemi këtë në mënyrë kapilare në gjithë Shqipërinë ku zgjedhim grupe-grupe të vogla”, tha Patozi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re