Astrit Patozi, ish-nënkryetari i PD-së shpalli sot krijimin e një partie të re brenda së djathtës, duke i dhënë fund kështu raporteve disavjeçare me selinë blu.

Duke folur në emisioni e Sokol Ballës, Patozi tha se priste që edhe Jozefina Topalli të jetë pjesë e forcës së re politike.

“I kam kërkuar Jozefina Topallit për të kandiduar për të marrë drejtimi ne PD, por ajo nuk pranoi. Me zonjën Topalli kam qenë bashkë dhe shpresoj që të jemi dhe më vonë”, tha Patozi.

Duke ilustruar formimin e qeverisë së re, ai tha: “Unë them se PD e Bashës nuk ka asnjë lidhje me PD që unë kam jetuar.

Unë shpresoj që të jemi bashkë, unë jam gati të mbështesë çdo njeri që ka një mendim me alternativen që unë mendoj se i duhet Shqipërisë. Unë ftoj të gjithë kolegët, që të mos vihemi më me rolin e atij që qëllon nga jashtë Lulzim Bashën. Nuk presin më këtë shqiptarët nga ne”.

Patozi u pozicionua ashpër kundër Bashës, qyshse ky i fundit e la jashtë listave për deputetë në zgjedhjet e qershorit të kaluar, së bashke me znj. Topalli dhe znj. Bregu.  

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re