Lëvizjen e re brenda PD-së, e cila u prezantua sot nga Fatbardh Kadilli, ish-nënkryetari i PD-së, Astrit Patozi e cilëson të pafrytshme.

Iniciativa Demokratike e Kadillit, sipas një analize të Patozit, nuk sjell asgjë të re përsa kohë është brenda partisë.

“Nuk shikoj ndonjë kërcënim sepse grupimi që shpalosi idenë e re, tregoi sikur PD po zihet për ide.

PD nuk është se nuk ka ide, por po ndjek një ide të keqe që e çon drejt greminës.

Njëra palë thotë se kjo parti i takon Sali Berishës, ndërsa pala tjetër thotë se i takon atij që ka vulën e kryetarit. Për kaq zihen.

Njerëzit që kanë ide tjetër nuk është e domosdoshëm që idenë ta ngjizin në PD e cila nuk do ide të reja, nuk do model të ri. Nëse ke një ide të re, opozita është shumë më e madhe se PD.

Nuk do të kenë sukses, sepse të dy kampet po zihen kush e ka kryetarin më të mire”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko