Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve hodhi këtë të enjte shortin për renditjen e partive në fletën e votimit.

Bindja Demokratike e Astrit Patozit renditet e 4-ta në fletën e votimit.

Pas shortit në një postim në rrjetet sociale kreu i Bindjes Demokratike shkruan:

“VOTO BINDJEN TËNDE 4×4!

Nga sot, e deri më 25 prill, të gjithë ata që luftojnë për ndryshimin dhe, jo thjesht për rotacionin, duket se kanë vetëm një mundësi:

Të hipin në makinën 4×4 të Bindjes Demokratike për të mbërritur, edhe më shpejt, edhe më të sigurt në destinacion”, shkruan Patozi. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re