Skip to content

Astrofizikania Mimoza Hafizi e habitur nga planet e Ramës: Fantashkencë dhe një ëndërr me sy hapur

Astrofizikania Mizmoza Hafizi e quan fantashkencë dhe absurd planin e kryeministrit Edi Rama për të hedhur në orbitë dy satelitë. Pedagogia pranë Departamentit të Fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës prej vitit 1995 me titullin profesor, thotë se Shqipëria nuk ka asnjë kapacitet njerëzor për të administruar dy satelitë.

“Nëse ne duam te investojmë me hov pa patur njerëzit, mua me duket fantashkencë”, tha Hafizi, e cila ka qenë edhe ish-deputete e PS.

Por sipas saj, edhe nëse plani i kryeministrit behet realitet, blerja e sateliteve kushton në bazë të peshës së tyre dhe largësisë që do të mbajnë nga toka.

Satelitet lëshohen nga kompani të specializuara që përdorin raketa të fuqishme e te kushtueshme që i dërgojnë satelitet ne orbite.

Vetëm pak sekonda i takon Shqipërisë sonë të vogël të monitorohet nga satelitët. Astrofizikania jep kohën ekzakte në të cilën sateliti sipas llogaritjeve te saj qëndron mbi Shqipëri gjatë rrotullimit të tokës.

Ajo thotë se funksioni i satelitit nuk do këtë ndonjë dobi krahasuar me këtë kohë dhe kostot.

Nëse Rama i dërgon satelitet statikë ne orbitë, Hafizi e cilëson këtë një ëndërr të bukur e ekstremisht të shtrenjtë.

Por a mund te behet Shqipëria vendi lider në rajon me dy satelite ne hapësirë?

Pyetjes se perse shtetet e tjera nuk disponojnë satellite, Hafizi i përgjigjet:

“Po se janë të mençur. Nëse ne duam që harxhojmë gjithë buxhetin”.