Skip to content

Astronomët zbulojnë objektin e çuditshëm në qiell, ka ngecur prej tre vitesh në orbitën e tokës

Asteroidi në fjalë sipas shkencëtarëve ka përmasat e një automjeti Toka mund të ketë pasur një “mini – Hënë” prej tre vitesh e që është zbuluar vetëm tani, sipas astronomëve që kanë zbuluar objektin në orbitën e planetit.

Siç raporton EuroNews, objekti i cili mendohet të ketë përmasat e një automjeti, u zbulua në 15 shkurt, dhe supozohet të jetë një asteroid i kapur nga graviteti i tokës.

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=Gr5-qbT_mP8?feature=oembed&w=1200&h=675]

Sateliti i cili është mes 1.90 dje 3.50 metrash, u zbulua nga një projekt vëzhgimi i financuar nga NASA. Nga të dhënat e mbledhura rezulton se ka hyrë në orbitën e Tokës rreth tre vjet më parë.

Një Mini – Hënë është një asteroid që është kapur nga graviteti i tokës.

Ai shkon në një orbitë të cuditshme rreth planetit si pasojë e tërheqjes gravitacionale të Tokës, Diellit dhe Hënës. Pas një kohe të shkurtër në këtë orbitë të komplikuar, mund të shkëputet duke u rikthyer sërish në orbitën e Diellit. Asteroidi në fjalë mund të jetë i dyti që ngec në orbitën e tokës pas mini – hënës së zbuluar në 2006-ën. /