Fax News ka siguruar informacione lidhur me qëndrimin e deputetëve socialistë të cilët u larguan nga mbledhja e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit.
Deputetët e mazhorancës, kanë kërkuar që mos të votohen nenet në mënyrën e zgjedhur nga demokratët, pasi në këtë mënyrë mbledhja e Komisionit po kthehej në një “foltore”.
Ata shtuan se ishin të gatshëm të ktheheshi në mbledhje por me kusht që të respektohej rregullorja e përcaktuar nga Kuvendi.
Qëndrimi i anëtarëve të maxhorancës për mbledhjen e sotme të Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit.
Në shkelje të ligjit për komisionet hetimore (neni 10/1, 11/1 , 13/2 dhe 24) dhe të rregullores së kuvendit ( neni 25/2 , 34, 38, 49, 50, 51, 71, 75 e në mënyrë të posacme të nenit 76, Kryetari i komisionit hetimor zoti Alibeaj, në mënyrë të përsëritur injoroi të drejtën e maxhorancës për të paraqitur propozimet e neneve të draft rregullores deri në shkeljen flagrante të mos marrjes në konsideratë të rezultatit të votimit.
Pas thirrjeve të vazhdueshme për të futur në shinat e ligjshmërisë procesin e votimit, u detyruam të kërkonim pushim sipas nenit 39/1, paragrafi 3. Ne mbetemi vullnetplotë për rifillimin në çdo moment të mbledhjes në respekt të plotë të Rregullores së Kuvendit.
Provokimit të vazhdueshëm për të nxjerrë komisionin nga udha e ligjshmërisë në përmbushje të funksionit të tij të hetimit e për ta kthyer në “foltore” nuk do i përgjigjemi kurrë pozitivisht .
Gjithashtu jemi të vendosur të mos lejojmë në asnjë moment në veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, imponimin e dhunshëm të kulturës së tyre partiake të votimit.
(B.V/Faxweb.al)
…
/faxweb
