Kryebashkiaku Erion Veliaj ka ironizuar opozitën, teksa u shpreh se “ata habiten që ne shkojmë në SPAK”.

“I sheh në ballkon ose paralele, dhe pyet veten se çfarë kanë bërë për qytetin tonë”, deklaroi kryebashkiaku, teksa shtoi opozita i sulmon për shkak se nuk di të bëjë një program.

“Ata habiten që ne shkojmë në SPAK, që duartrokasim drejtësinë, që nuk i fshehim njerëzit në bodrum siç ndodhte në 21 Janar ku u fshehën në bodrum dhe quajtën lavire bulevardi prokuroren”, theksoi Veliaj.

Ai u shpreh se familja e PS nuk është perfekte por theksoi se kanë aftësi reflektuese dhe vetëshëruese.

“Ne nuk jemi familje perfekte, kemi dhe ne korrigjimet tona, mësimet tona për të nxjerrë, reflektimet tona për të pasur, por jemi ende sot familja me e madhe më patriotike dhe shtetformuese që ka Shqipëria”, deklaroi Veliaj.

Erion Veliaj: Teksa po përgatitemi edhe po sulmohemi, sepse pala tjetër nuk di të bëjë një program. I sheh në ballkon ose paralele, dhe pyet veten se çfarë kanë bërë për qytetin tonë.

Ata na sulmojnë sepse nuk e kanë dot qëndrimin tonë ndaj drejtësisë. Nuk tronditen nga arritjet tona sepse i kanë bërë edhe ata të jetojnë më mirë.

Edhe ballkoni ku mallkohemi çdo natë iu është trefishuar vlera e pronës. Edhe paralelja ku gajasemi çdo mëngjes, e gjitha ajo zonë kodrinore është katërfishuar vlera e pronës. Ata pataksen nga mënyra se si ne e shohim shtetit. Ata e shohin shtetin për ta shqyer ndërkohë që ne themi që shteti ka disa struktura që bëjnë punë dhe struktura që kontrollojnë punën e atyre që punojnë.

Nëse ka një anomali është normale që do të duhet të adresohet. Ata habiten që ne shkojmë në SPAK, që duartrokasim drejtësinë, që nuk i fshehim njerëzit në bodrum siç ndodhte në 21 Janar ku u fshehën në bodrum dhe quajtën lavire bulevardi prokuroren.

Habiten që Parlamenti voton reformën në drejtësi, gjithë buxhetin e nevojshëm dhe logjistikën për Reformën në Drejtësi.

Habiten që ne kemi një aftësi reflektuese, vetëshëruese, për të përfaqësuar në mënyrë të dinjitetshme realitetin në Shqipëri.

Ne nuk jemi familje perfekte, kemi dhe ne korrigjimet tona, mësimet tona për të nxjerrë, reflektimet tona për të pasur, por jemi ende sot familja me e madhe më patriotike dhe shtetformuese që ka Shqipëria.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re