Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka rrugë tjetër, përveç grevës së urisë, pasi opozitës po i mohohen të drejtat kushtetuese.

Nga gazetarët, Berishës iu kujtua edhe deklarata e tij kur ishte kryeministër dhe u thoshte opozitës së asaj kohe që “ejani në katin e parë të kryeministrisë që të bëni grevë urie”.

Berisha ironizoi duke u shprehur se greva e socialistëve në atë kohë ishte me pica dhe bërxolla.

Pyetje: Opozita po diskuton mbajtën e grevës së urisë, por nëse kthehemi në kohën, ju ironizonit opozitën në atë kohë duke i thënë ejani në katin e parë të kryeministrisë bëni greve? A ju step kjo deklaratë e bërë nga ju që të mbani grevën e urisë?

Sali Berisha: Greva e urisë e filluar nga Edi Rama, po të them një gjë. Nga kjo konferencë shko te piceri era, shko aty, merri faturat dhe po të garantoj që dy vakte ishin piza dhe një vakt dërgohej bërxolla. Absolutisht. Unë sigurisht nuk mund ta pranoja për uri një grevë. Unë kisha porositur që të ruhej siguria e tyre. Filluan të thoshin kemi ftohte. Unë i thashë hajdeni në katin e parë të kryeministrisë, nuk i konsideroja armiq ata.

Ajo grevë urie nuk ishte. Të gjitha mund ti filmonim, por nuk doja ti turpëroja.

Pyetje: Nëse jemi sot, e diskuton opozita mbajtjen e grevës së urisë të vërtetë, është si  opsion kjo?

Sali Berisha: Është e vërtetë. Nuk kemi rrugë tjetër. Ne Edi Rama nuk mundet kurrë të na mohojë të drejtat tona kushtetuese.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re