Skip to content

“Ata mund të mblidhen në Surrel, por ne nuk ndalemi”- Bardhi tregon nëse mund t’iu bashkohen qytetarët: Do të vijë dhe momenti i tyre, sakrificën do ta bëjnë deputetët e opozitës

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi duke iu referuar aksionit opozitar ka deklaruar se kjo betejë u përket deputetëve të opozitës dhe sakrificën do ta bëjnë ata.

I pyetur nëse do tu bashkohen qytetarët në këtë protestë ndaj mazhorancës, ai tha se ky moment do të vijë, por do të jetë për interesin e tyre, dhe jo të opozitarëve.

“Ajo që unë e përsëris është që ky aksion nuk do të ndalet dhe do të shkojë në përshkallëzim. E kemi nisur këtë betejë më 5 tetor. Kemi bllokuar seancën plotësisht më 19 tetor dhe e kemi përshkallëzuar me komisionet. Unë e kam thënë se ata mund të mblidhen edhe në Surrel, edhe tek vila e Lindita e Nikollës se është e madhe. E ka blerë me paratë e korrupsionit kur ishte ministre Arsimit.

Askush nuk e kishte menduar se do të sillte 300 efektivë të Gardës. Në këtë moment që jemi betejën dhe sakrificën do ta bëjnë deputetët e opozitës. Pa diskutim që do të vijë momenti t’i bashkohen edhe qytetarët jo për interesin tonë por për interesin e tyre. Të hapin buxhetin e vitit 2024 dhe nuk do të gjejnë veten aty, aty e gjejnë vetëm 10 kompani koncesionare. Sot në Kuvend hynin deputetët hajdutë dhe jashtë mbeten deputetët e opozitës. Na kalonte përpara Olta Xhaçka ndërkohë që ajo duhet të ishte në burg”, theksoi ai.

“”