Pas vendimit për shtyerjen e seancës për Fredi Belerin nga GJKKO për në datën 11 dhjetor, avokati i tij Edmond Demo ka folur për mediat, duke ironizuar togat e zeza.

Sipas tij edhe pse ata kanë depozituar kërkesën në bazë edhe të Kushtetutës, ata nuk e lejojnë Belerin sepse sipas atyre nuk ka ligj për këtë.

“Që të zgjidhesh kryetari i një grupi  që të ka votuar, nuk të lënë të vesh sepse nuk e ka ligji këtë” ka thënë fillimisht Demo.

Me ironi ai tha se ndoshta togat e zeza presin që të vdesi Beleri, ose të vdesin vetë.

Gazetarët e pyetën nëse do të ketë mundësi të betohet online, ai me ironi tha se të bëhet “Si te Lana, te noteri”.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re