
Regjisori dhe karikaturisti, Bujar Kapexhiu ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Të Pathënat” moderuar nga Arbi Fortuzi në Fax News, ku ka folur mbi Kuvendin e PD të mbajtur në datën 30 prill dhe zhvillimet që priten në të ardhmen.
Kapexhiu inkurajoi të rinjtë demokratë që të deklaronin kandidaturat e tyre për të qenë kryetarë të partisë Demokratike pas datës 22 maj kur do të mbahen zgjedhjet. Mes të tjerash, ai shtoi se ata që do të shpallnin kandidaturën do të shiheshin si zëvendësues të Berishës në të ardhmen dhe duhet të emëroheshin automatikisht “nënkryetarë”.
Pyetje: A rrezikon Berisha të jetë kandidati i vetëm në zgjedhjet për kreun e PD-së?
Kapexhiu: Unë nuk do doja, megjithëse mendohet se ai do jetë. Por unë do u rekomandoja këtyre të rinjve që të konkurrojnë edhe ata sepse do të marrin vota. Të dimë edhe ne që është filani dhe filani që konkurrojnë dhe gjatë gjithë kohës që do të ecet me Berishën ne do jemi me mendje tek ta për ta zëvendësuar.
Këta të rinj duke qëndruar nën eksperiencën dhe drejtimin e Berishës do tyë perfeksionohen. Prandaj unë u rekomandoj që të konkurrojnë të rinjtë. Mendoj se ata që të do të konkurrojnë të jenë kryetarët e rinj.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
