Regjisori dhe aktori Edmond Budina ka folur me tone të larta nga sheshi i Teatrit Kombëtar, ku ka kundërshtuar shembjen e godinës.

Budina ka paralajmëruar të gjithë ato qeveritare që mos të guxojnë të shkojnë dhe të shembin godinën e Teatrit, pasi nuk do t’ja dalin.

“Teatri nuk do të bjerë. Kam një paralajmërim për rrugaçët që na fyejnë në parlament, ato që janë pasuruar me gjakun e popullit të mos guxojnë të afrohen këtu! Po jua them mos guxoni! Boll ju kemi duruar, ne nuk lejojmë, çdo gjë e kemi ndërtuar me djersën tonë jo si ju që jeni pasuaruar falë mafies, korrupsionit dhe vjedhjes. Thirrini mendjes mirë, që nga kryetari i bashkisë, atyrë injorantëve në parlament dhe kryeministrit që ta dinë mirë se në këtë vend nuk e do të kalojnë. Ky Teatër është kështjella e demokracisë shqiptare dhe po ra ky Teatër do të bjerë Shqipëria.

Ky vend nuk është për ju, mafia e këtij shtetit në bashkëpunim me politikën e korruptuar nuk do të kaojë në këtë vend. Të shporrim mafien, të shporrim dr.ogën. Të gjithë njerëzit e ndershëm të këtij vendi të ngrihen dhe të largojnë këtë të zezë dhe të keqe që na ka uzurpuar. Ne do të jemi këtu natë ditë dhe ditë natë deri sa Teatri të ristrukturohet.”- tha Budina.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re