Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka reaguar lidhur me disa mesazhe publike që janë bërë kundër vaksinimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ndër të tjera ai shkruan:

“Ata që ju thonë të mos vaksinoheni, se kjo përbën rrezik për jetën tuaj, në fakt ju konsiderojnë thjesht si vota.

Edhe të tjerët, që ju thonë se po të mos ishin ata, ju nuk do të vaksinoheshit kurrë, nuk ju duan si njerëz, por vetëm si votues më 25 prill.

Kurse ne ju kërkojmë të vaksinoheni, duke injoruar të parët dhe pa ua ditur për borxh të dytëve. Ndihmoni në fillim shëndetin dhe pastaj votoni për bindjen tuaj!”, nënvizon Patozi. (TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re