Si qendron e vërteta e ngjarjes në Sarandë ku është përfshirë Ramadan Canaj, i cili akuzohet për “vrasje në tentativë”? Një plagosje e cila tashmë po merret në shqyrtim nga Prokuroria e Sarandës.
Për FaxNews është prononcuar bashkëshortja e Ramadan Canaj, Eriola Zoto e cila e alarmuar bën apel për drejtësinë që të zbardhi çështjen ku i dyshuar për këtë akuzë të rëndë është bashkëshorti i saj.
Ne studion e FaxNews, avokati mbrojtës, Enea Cenko dhe bashkeshortja e Ramadan Canaj, Eriola Zoto janë prononcuar duke rrëfyer për publikun pjesën e tyre të ngjarjes.
Eriola Zoto është shprehur se gjithçka ka nisur me një përplasje të papritur midis tre personave dhe bashkëshortit të saj.
Sipas saj, motivi i kësaj përplasjeje filestare ka qënë me motivin e një ngacmimi që ka ndodhur midis fëmijëve, gjë që ajo e mohoi përfshirjen e bashkëshortit të saj në këtë çështje.
Sipas Zotos, gjërat kanë eskaluar në momentin që këta persona e kanë telefonuar Ramadan Canajn në telefon, në kërkim të një takimi.
Këtë takim mes palës tjetër, Ramadan Canaj e ka refuzuar.
Nga ana tjetër në këtë intervistë, ka folur avokati mbrojtës i cili ka treguar për situatën ligjore të të akuzuarit Canaj.
Enea Cenko ka dhënë shumë rëndësi faktit që ai kërkon që kjo çështje të zbardhet sa më shpejtë. Ndërkaq, avokati ka dhënë detaje të mëtejshme të hapave ligjor që ka ndjekur.
“Kemi dorëzuar një shkresë në insititucionet perkatëse”- ka thënë Cenko.
Përgjatë intervistës është theksuar apeli i bashkëshortes dhe avokatit mbrojtës të Ramadan Canaj që gjithçka ka ndodhur me motiv vetëmbrojtjeje nga pala e të akuzuarit.
Mbi Canaj janë ngritur dyshime dhe nga autoritetet për shak se i është gjetur dhe një armë zjarri.
“Ata kanë shkuar drejt Ramadanit, jo ai tek ata”- ka theksuar avokati mbrojtës.
Së fundmi Enea Cenko ka bërë të qartë në intervistë se gjendja e rënduar e bashkëshortes së Canaj, i ka krijuar frikën se rrezikohet jeta dhe kërkon mbrojtje nga drejtësia.
