Avokati Tom Gashi në një lidhje Skype për studion e Fax News:

Reagimet e tyre janë thuajse të njëjta aksionet e SHBA-ve për ngrirjen e aseteve të këtyre grupeve kriminale. Këta janë të shpallur non-grata siç ndodhi më herët edhe me Sali Berishën.

Nuk besojmë se punët e hetuesisë duhet të kryhen nga amerikanët por besoj se me informata të ndërsjellta mund të arrihet një bashkëpunim i frytshëm.

Ata kanë pasur lidhje me zyrtarë politikë por jo me ata të qeverisë Kurti një apo 2, qeveri që deri më tani është më e qëndrueshmja që prej vitit 1999. Është e detyrushme që ne të kemi në parlamentin tonë edhe zyrtarë të pakicës serbe. Mirëpo kjo listë është e dirigjuar nga presidenti Vuçiç dhe vetëm sa marrin rrogat nga shteti i Kosovës.

Mirëpo qeveria Kurti ka pjesën më të madhe të vendeve në parlament dhe nëse këta të fundit dalin nga koalicioni nuk ka asnjë lloj ndikimi të mëtejshëm. Mendoj se qeveria Kurti i ka mirëpritur këto veprime të ndërmarra nga SHBA, por mund të themi se qeveria do jetë e qëndrueshme. Kanë qarkulluar gjithandej deklaratat e Vuçiç i cili e mbronte këtë grup kriminal duke folur pothuajse në emrin e tyre.
Vizita e Gabriel Ecsobar është një sinjal shumë i mirë dhe një lajm shumë i mirë për shqiptarët, tregon se SHBA-të janë me Shqipërinë dhe Kosovën. Nëse flasim për Shqipërinë, sinjale më të mira se kaq nuk mund të dërgohen.

Nuk jam surprizuar nga fakti që Escobar nuk u takua me Berishën, do ndodhte vetëm nëse do kishte problem psikike. Nëse Berisha do merrte një mandate në krye të PD do ishte edhe fundi i kësaj partie. Nuk di se çfarë kërkon Berisha kur u shpall non-grata së bashku me familjen e tij. Mendoj se që në momentin që ai u shpall non-grata nuk do ketë më deklaratë për të nga DASH. Ata thjesht do e injorojnë, nuk kanë më punë me të.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re