Ambasada amerikane në Tiranë, ka sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata persona që do të vizitojnë Amerikën.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se kohën e qëndrimit në Amerikë e përcakton oficeri në pikën e hyrjes. Në castin që do të vendoset vula në pasaportë, do të mbajë datën e largimit dhe duhet të siguroheni të lini Amerikën para kësaj date.

“Kur udhëtoni me vizën turistike, oficeri në pikën e hyrjes vendos se sa kohë mund të qëndroni në Shtetet e Bashkuara. Pasi oficeri ju lejon të hyni në SH.B.A., ata vendosin një vulë në pasaportën tuaj me datën që ju kërkohet të largoheni nga Shtetet e Bashkuara. Sigurohuni që të largoheni përpara asaj dite!”

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re