Gazetari Shpëtim Zinxhiria, përmes një video të postuar në profilin e tij në facebook, ka pasqyruar situatën brenda ambasadës greke në Athinë. Siç shihet dhe nga pamjet numri i personave që presin të marrin shërbimet e ambasadës është tepër i lartë. Distanca sociale nuk respektohet dhe për këtë arsye gazetari në mbishkrimin e tij e përkufizon ambasadën shqiptare si një bombë me sahat për shpërthimin e Covid-19. Këtë video Zinxhira ia dedikon atyre zotërinjve që venë partinë mbi gjithçka.

Postimi i plotë: Video …!
Dje publikuam fotografi jashte godinës, ndërsa sot nje video për ata zoterinjë që venë partinë mbi gjithçka…!.
A është kjo sjellje në kohë pandehmie një “bombë me sahat” për coronavirusin brenda ne ambientet e ambasadës ?

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re