India është një  nga vendet më të mëdhenj në botë nga aspekti demokrafik, pra nga numri i popullsisë, por edhe një prej shteteve që konsiderohet si fuqitë e ardhshme botërore.

Shqipëria ka pak lidhje politike dhe ekonomike me New Delhin, por që një lidhje të fortë simbolike e ka.

“Nënë Tereza”-Gonxhe Bojaxhi, Nobelistja e Paqes me origjinë shqiptare ka pasur shtetësi indiane dhe ai vend e konsideron si një figurë të shtetit të vet.

Por India refuzon të njohë Kosovën, vendin e lindjes së Nënë Terezës.

Siç bën të ditur B92, Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë dhe Ministri i Jashtëm, Ivica Daçiç u takua në New Delhi me zvkryeministren e Indisë, Venkaiah Naidu, e cila premtoi se vendi i saj nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës.

B92 thekson se Daçiç dhe Naidu “shprehën kënaqësinë për dekadat e marrëdhënieve të gjata tradicionale miqësore midis Jugosllavisë, pasardhësi i të cilit është Serbia dhe India, që kanë origjinën nga koha e Lëvizjes së Painkuadruarve, ku dy vendet ishin themeluesit e saj”.

Daçic shprehu mirënjohjen e qeverisë së Serbisë dhe popullit serb në mbështetjen e Indisë ndaj integritetit territorial dhe sovranitetit të Republikës së Serbisë përmes mosnjohjes së shpalljes së të pavarësisë së Kosovës dhe kërkoi që India të mbetet në të njëjtat pozita.

Naidu konfirmoi se vendi i tij nuk do të ndryshojë qëndrimin e vet lidhur me mosnjohjen e pavarësisë së të Kosovës.

Daqiç, po viziton këtë javë Indinë, Nepalin dhe Sri Lankan, ku u takua gjithashtu me ministrin e jashtëm indian Sushma Swaraj. 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re