Në Komisionin e sotëm të Veprimtarisë Prodhuese u diskutuan aktet normative për sigurinë në plazhe u shkëmbyen disa batuta.

Pjesëtarët në Komision ‘lavdëruan’ ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi “për begenisjen qoftë në komision qoftë dhe në raste të tjera”. Njëri prej deputetëve shprehet: “Mirë, mirë por drekën nuk na e ka dhënë akoma”.

Ndërsa Ilir Beqja është përgjigjur se në “këtë kohë virusi nuk na lejohet të shkojmë bashkarisht në restorante”. Ministri Klosi iu përgjigj disa pyetje nga të pranishmit lidhur me sigurinë në plazhe.
Po ashtu anëtarët e Komisionit uruan dhe deputetin e opozitës Halit Valteri pasi u bë për herë të parë baba.

Teksa Kujtim Gjuzi fliste, ndërhyri Ilir Beqja duke thënë: “Kujtim, o Kujtim ndërprite pak fjalën se pashë që hyri Haliti, ta urojmë pak për vajzën. Me jetë të gjatë!”

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re