Atë e bir u arrestuan në flagrancë, pasi në banesën e tyre Policia gjeti e sekuestroi dy armë armë zjarri, municion luftarak dhe vula të formave të ndryshme.

 

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në kuadër të operacionit policor të koduar “Paskuqan 2”, arrestuan në flagrancë shtetasit :

 

Azis Xhini 70 vjeç, banues në Kamëz dhe djali I tij Faris Xhini, 19 vjeç u prangosën në kuadër të operacionit “Paskuqan 2”.

 

Për shtetasit e lartpërmendur në rrugë operative disponohej informacion se në banesë mbanin sende të kundraligjshme dhe gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në banesën e tyre në Paskuqan iu gjetën armë zjarri dhe municion luftarak.

 

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

 

– armë zjarri “Pistoletë”

– armë zjarri “Automatik”

– 460 fishekë arme të gjatë

– 38 fishekë pistolete

– 3 krehëra automatiku

– 7 krehëra pistolete

– vula rrethore dhe drejtkëndore

– kuti boje për vula

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re