Ka pasur tensione në protestën që po zhvillojnë banoret e Astirit në ambientet përpara një hoteli në Tiranë, pasi policia tashmë ka dalë përpara zonjave që protestojnë, duke i shtyrë ato nga rruga.

Banoret kishin organizuar një protestë simbolike kundër ambasadorit të OSBE-së Bernd Borchardt, por policia e shtetit nuk i ka lejuar ato që të qëndrojnë në rrugë.

“Atë gishtin e ngriti dhe ndaj jush, dhe ndaj nënave tuaja”, ishte ajo çka protestueset iu thanë punonjësve të policisë.

Protestueset kanë kërkuar dorëheqjen e ambasadorit të OSBE-së dhe shpalljen e tij non grata, pas gjestit fyes që ai bëri pak ditë më parë në drejtimin e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re