Qeveria vijon të japë shifra të “bonusit të bebeve”, pa thënë se ç’efekt ka dhënë në rritjen e natalitetit(lindshmërisë).

E fundit nga ministrja e linjës Albana Koçiu, qe:

“Mbi 36 mijë familje kanë përfituar bonusin për të porsalindurit që nga 1 Janari i këtij viti.

Edhe në buxhetin e vitit 2024, qeveria shqiptare do të vijojë të financojë Programin e Bonusit të Bebes, me një fond prej 2.2 miliardë lekë, duke mbështetur  familjet që në hapat e parë të saj”.

Por tej mbështetjes për “hapat e parë të një familjeje”, fakti që ky bonus nuk ka dhënë efektin e pretenduar në rritjen e lindshmërisë, do të thotë që mbetet një inisiativë e dështuar deri më tani. Si praktikë nxitëse nisi që në 2019-ën dhe prej atëhere qeveria nuk ka një bilanc të investim-përfitimit.

Pra, për momentin, ky bonus mbetet thjesht një “bamirësi” qeveritare pa objektiv. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re