Pavarësisht se një prej rregullave që kishte nxjerrë sot aeroporti i Rinasit ishte që familjarët të mos hynin në ambientet e brendshme të terminalit, shqiptarët duket se e kanë të vështirë që të ndahen pa i përcjellë deri te avioni të afërmit e tyre.

Gjatë bisedave që ka zhvilluar sot me ta gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj, familjarët thonë se po zbatojnë rregullat e distancimit, ndërkohë që në aeroport iu kërkohet certifikata anticovid, testi negativ, ose dëshmi që e kanë kaluar Covid në 6 muajt e fundit.

Qytetari: Përcollëm fëmijën tonë jashtë vendit, ne jemi të vaksinuar me maskë me të gjitha.

Qytetarja: Vij nga Greqia, me thënë të drejtën nuk jam njohur me masat, jam e vaksinuar.

Qytetari: I kemi të gjitha këto, po po patjetër jemi shumë në rregull, jam i vaksinuar.

Qytetarja: Isha në Greqi, qëndrova nja dy muaj te djali, kemi bërë vaksinën, i paraqitëm në aeroport.

Qytetari: Unë jam i vaksinuar, na e kanë kërkuar në aeroport dhe e kemi paraqitur certifikatën.

Qytetari: Ia tregova vaksinën përmes celularit dhe e kishte vështirë që ta kuptonte.

Qytetarja: Përcolla të afërmen time për në Itali, vijmë nga Kosova. Atë rresht që nuk lejohen familjarët nuk e paskam lexuar, kam bërë dy dozat e vaksinës Pfizer.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re