Një përplasje me ārmë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen Krastë në Elbasan.

Dyshohet se nga shkëmbimi i zjarrit mes disa personave, ka mbetur i plāgosur A. Çapja.

Ndërkohë forcat e policisë kanë gjetur një automjet të djegur në vendin e njohur si “Fushë-Mbret”.

Në brendësi të makinës ka pasur edhe fishekë të cilët kanë plāgosur punonjësin e zjarrfikëses i cili ndodhet në spital duke marrë ndihmën e parë mjekësore.

Ende nuk dihen shkaqet dhe identiteti i personave të përfshirë në këtë konflikt.

/Abc News.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re