Mbrëmjen e djeshme është plagosur me armë zjarri shtetasi Erion Hasanbelliu, i njohur ndryshe si Mikel Rakipllari.

Hasanbelliu u qëllua 6 herë me armë zjarri pas shpine dhe në kofshë. Lajmi i bë i ditur nga autoritetet belge mbrëmjen e djeshme.

“Viktima u dërgua në spital dhe u operua menjëherë. Sipas informacioneve të fundit rreth orës 11:00, jeta e tij është ende në rrezik”, tha Martin François, zëdhënës i prokurorisë publike të Brukselit.

Ndërsa policia njofton gjithashtu se ishte identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori i cili po ashtu dyshohet të jetë shqiptar.

Mendohet se atentati ka të bëjë me larje hesapesh mes bandave.

Kush është Erion Hasanbelliu

Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noga-n. Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ky i fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e krimit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re