Mbrëmjen e djeshme është plagosur me armë zjarri shtetasi Erion Hasanbelliu, i njohur ndryshe si Mikel Rakipllari.

Hasanbelliu u qëllua 6 herë me armë zjarri pas shpine dhe në kofshë. Lajmi i bë i ditur nga autoritetet belge mbrëmjen e djeshme. Ndërsa njofton gjithashtu se ishte identifikuar dhe është shpallur në kërkim autori i cili po ashtu dyshohet të jetë shqiptar.

Mendohet se atentati lidhet me të shkuarën kriminale të Erion Hasanbelliut i cili është emër i njohur për drejtësinë shqiptare pasi ka marrë pjesë në disa vrasje.

Erion Hasanbelliu dyshohet se ka qenë shofer në ngjarjen kur ju bë atentat biznesmenit Sokol Çapjas, gjithashtu ka dyshime të forta se ai ka qenë pjesë në ekzekutimin e Bledar Muçës.

Kush është Erion Hasanbelliu

Erion Hasanbelliu u ekstradua nga Belgjika drejt Shqipërisë në 21 Tetor të vitit 2013-të pas kërkesës së Interpol Tirana në vitin 2013-të, pasi ai bashkë me të vëllanë akuzoheshin se në vitin 2002, kanë vrarë në Belgjikë, Julian Çelën dhe kanë plagosur rëndë, Kasandër Noga-n. Vëllai i Erionit, Geron Hasanbelli është vënë në pranga në 14 qershor 2013, në rrugën e Barrikadave në Tiranë.

Arrestimi dhe ekstradimi i tij erdhi pasi Gjykata e Fierit, me vendimin e datës 7 shtator 2009, e ka dënuar me 25 vjet heqje lirie për kryerjen e veprës penale të “vrasje me paramendim për gjakmarrje e kryer në bashkëpunim”, “vrasje me paramendim për gjakmarrje“ e kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, “mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”.

Sipas Policisë së Shtetit, Erion Hasanbelli në bashkëpunim me vëllanë e tij Geron Hasanbelli kanë vrarë shtetasit Julian Çela dhe plagosur Kasandër Noga, ky ui fundit dyshohet se ka lidhje të forta me botën e krimit.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re