Atentat me armë zjarri në Tiranë. Një 41-vjeçar i identifikuar si Devi Kasmi, humbi jetën pasi u qëllua disa herë me pistoletë nga një person i panjohur.
 
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18.40 fare pranë spitalit të pediatrisë në QSUT.
 
Dëshmitarët i pohuan policisë se një person që ndodhej në një motor të madh, i kishte zënë pritë Kasmit në rrugicë, ku e qëlloi të paktën pesë herë me armë. 41-vjeçari humbi jetën menjëherë. Atentatori shfrytëzoi errësirën në vendin e ngjarjes duke u larguar me shpejtësi, pa  u identifikuar. Për më tepër ai mbante në kokë edhe një skafandër.
 
Policia mbërriti me shpejtësi në vendin e krimit dhe mblodhi provat materiale. Përreth zonës u ngritën edhe postblloqe për kontrollin e personave të dyshuar.
 
Nga hetimet  e para rezulton se viktima ka pasur probleme të mëhershme me ligjin, të cilat po verifikohen nëse bëhet fjalë për vrasje për hakmarrje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re