Skip to content

Atentat me armë zjarri në Greqi ndaj 34-vjeçarit shqiptar, dy plumba në bark dhe një në këmbë (Shikoni pamjet e trupit të shtrirë në tokë)

9f6b823f 74cf 4b08 9b9e 73e9f96e7f94

Një atentat me armë zjarri ka tronditur Greqinë.

Shënjestër e sulmit ishte 34-vjeçari shqiptar, ndërsa mediat greke shkruajnë se atentati ka ndodhur në Kaliftaktit, në Kifisia të Athinës. Persona të paidentifikuar plagosën të riun shqiptar i cili është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin “Gentimatas”.

Ai është qëlluar me dy plumba në bark dhe një në këmbë, ndërsa mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga vendngjarja, ku shqiptari shihet i shtrirë në tokë, menjëherë pas ngjarjes.

Policia greke ka raportuar krimin një ditë me vonesë pasi ngjarja ka ndodhur dje sipas orës lokale 11:05. Gjithashtu mediat fqinje bëjnë me dije se shqiptar është një personazh i njohur në botën e krimit.

2fb65a55 18fb 4d47 adcb 05e4c83ade8e

11b0c39b 8a8a 43ee ba53 caa5e001b4e0