Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur pak minuta më parë në Laç, në zonën e Sanxhakut.
Burime bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të një mjeti në lëvizje.
Paraprakisht dyshohet se personi që ka mbetur i vdekur është një person rreth 55-vjeç, i identifikuar si Pilot Rroli, biznesmen i njohur në zonë.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, por deri më tani nuk kanë rënë në gjurmët e autorit/autorëve. Vijon…
…
/faxweb
