Skip to content

Atentat me armë zjarri në Shijak, qëllohet në drejtim të djalit të oficerit të policisë (EMRI)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Shijak, ku është qëlluar nga një makinë në lëvizje.

Mësohet se është qëlluar me breshëri arme ndaj djalit të një oficeri të policisë, Orlando Paplekaj.

Ky i fundit fatmirësisht ka arritur që ti shpëtojë atentatit pa marrë lëndime.

Në momentin kur është qëlluar ndaj tij, edhe Paplekaj ka qenë duke lëvizur me makinë, dhe manovrat e bëra i kanë shpëtuar jetën.

Ende nuk dihen motivet e këtij atentati, ndërkohë që policia ka ngritur disa postblloqe në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Vetë Paplekaj është duke u marrë në pyetje, me qëllim zbardhjen e ndonjë konflikti të mundshëm, apo dyshimesh që mund të ketë në lidhje me autorët.

Njoftimi i policisë: 

Në rrugën dytësore Xhafzotaj –Shijak, rreth orës 12:10, nga një automjet tip “Golf”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Kamionçinë”, që drejtohej nga shtetasi O. P.

Si pasojë e të shtënave nuk ka persona të lënduar.

Drejtuesi i kamionçinës ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga, por pa pësuar dëmtime fizike drejtuesi i mjetit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët kryesore e dytësore, si dhe kanë rrethuar zonën. Vijon krehja e saj për kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtoim e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorëve.

/faxweb