Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (17 prill ) në Tiranë, ku raportohet se 4 person kanë mbetur të plagosur.

Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, të cilin e kanë ndjekur deri tek rrethrrotullimi i Shkozës.

Për pasojë 4 persona kanë mbetur te plagosur dhe janë transportuar për në spital.

Ndërkohë më pas autorët janë larguar dhe dyshohet se kanë ndjegur makinën në zonën e Lundrës.

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa janë ngritur pika kontrolli me qellim identifikimin dhe kapjen e autoreve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko