Një atentat me eksploziv është regjistruar mesditën e kësaj të hëne në Durrës.

 

Paraprakisht mësohet se në gomën e paste të makinës Golf 6  e cila ka qenë në pronësi të Aldi Mustafas, miku i ‘Rrumit të Shijakut’, është vendosur lënda plasëse.

 

Paraprakisht mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 14 në Shkozet, ndërsa nuk dihet nëse makina drejtohej prej tij, apo nga persona të tjerë.

 

Aldi Mustafa, 37 vjeç, banues në Durrës, nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, me 10 vite burg, në Gjermani.

 

Mësohet se Mustafa më herët ka qenë anëtar i një bande të njohur në Durrës, ndërsa ka pasur lidhje me ‘Rrumin’, një personazh i njohur dhe i përfolur në ngjarje kriminale, siç ishte dhe atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re