Rikthehen atentatet me tritol në qytetin e Vlorës, por fatmirësisht pa viktima.

 

Një automjet në pronësi të Zinir Shehut u hodh në erë në orët e para të mëngjesit të së hënës, ne pyllin e Sodës ne qytetin bregdetar.  Sipas policisë shënjestra e atentatit ka qene 38-vjeçari me aktivitet ne fushën e ndërtimit.

 

Makina u dëmtua plotësisht e nga shpërthimi i eksplozivit, ndërsa fatmirësisht nuk pati asnjë person të lënduar. Shpërthimi dëmtoi edhe një mjet tjetër tip Mercedes Benz që ishte parkuar aty pranë.

 

Policia mori ne pyetje pronarin e mjetit për te zbardhur motivet por ai ka mohuar te ketë pasur konflikte. Dyshohet qe lënda shpërthyese te jete vendosur për shkak te aktivitetit te Zinir Shehut.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re