Skip to content

Atentat ministrit të Brendshëm të Pakistanit: qëllohet nga një 21-vjeçar

2ea6c3b0f2c6624019741a411c28851a

Ministri i Brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal është plagosur sot në një miting në qytetin e tij të lindjes, Narowal, në verilindje të vendit.

Sipas policisë, ka qëlluar një 21-vjeçar, që ishte i armatosur me një pistoletë të kalibrit 30.

Muhammad Ahmad Khan, zëdhënësi i rajonit të Punjabit tha se ministri i Brendshëm është jashtë rrezikut për jetën.

Ende janë të paqarta arsyet e atentatit.