Është sulmuar ish-shefi i Shërbimit Informativ Shtetëror, në qarkun e Beratit.

Artan Dauti kishte tre ditë që kishte ardhur në Shqipëri nga Italia ku qëndronte prej vitesh me familjen e tij.

48 vjeçari është qëlluar me sende të forta sapo ka dalë nga makina e tij. Ai është transportuar në spital dhe pritet të mësohet më shumë për gjendjen e tij.

Ngjarja ka ndodhur pranë banesës së tij, ndërsa mendohet se agresorët të kenë qenë dy persona të maskuar.

Dauti ka shërbyer si shef i SHISH në Berat në vitet 1993- 1996.

Informacion paraprak i policisë:

Me datë 02.10.2017, në sallën operative ka mbërritur një telefonat nga shtetasi A.D, 48 vjeç, i cili njoftoi se është goditur me grushte nga dy persona të pa njohur.

Menjëherë shërbimet e policisë kanë shkuar dhe kanë kontaktuar me shtetasin A.D ku rezultoi se:

Dy persona ende të pa identifikuar e kanë goditur  këtë shtetas me grushta.

Vijon puna  nga shërbimet e policisë për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re