Një 25 vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Gjermani. Sipas mediave gjermane i riu shqiptar ka mbetur i plagosur dhe është gjetur i shtrirë në borë në Hartmannstrasse.

Bëhet me dije se është dërguar në spital ku edhe ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetën. Të shtënat me armë kanë ndodhur pas një përleshjeje që kishte ndodhur në një lokal në Dessauer Strasse ku ishte përfshirë edhe i riu shqiptar.

Sakaq ende nuk dihet kush janë autorët që kanë qëlluar ndërsa vazhdojnë hetimet për ngjarjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re