Një atentat është regjistruar sot në Fushë-Krujë ku është plagosur me armë zjarri Mariglen Haka. Sipas  informacioneve të Faxnës, Haka është plagosur në fytyrë në zonën e nofullës.

Haka ka qenë duke lëvizur me makinë kur është qëlluar nga një person që lëvizte në këmbë. Ai nuk është identifikuar ende nga policia.

Mariglen Haka është transportuar në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pjesë e bandës së Nuklës, Haka i shpëtoi një atentati në vitin 2019 por do të humbte jetën halla e tij.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re