Skip to content

Atentat tronditës në Shkodër: Vritet ish-anëtari i Këshillit, plagoset pjesëtar i grupit Bajri

Një person është vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur në një atentat me armë zjarri në një lokal pranë bashkisë në Shkodër. Nga breshëria e plumbave me kallashkov ka mbetur i vrarë Armand Pali, ndërsa të plagosur kanë mbetur Erogen Vaso alias Erogen Brajoviç, një kamarier dhe një grua.

Ne shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Vaso, i cili ka qenë bashkë në lokal me mikun e tij Armand Pali. Gruaja që ka marrë plagë gjithashtu ka qenë duke pirë kafe në lokal ku ndodhi ngjarja. Armando Pali ka qenë këshilltar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës disa vite më parë. Erogen Vaso nuk është i panjohur për policinë. Emri i tij doli në vitin 2023 si i lidhue me grupin e Bajrave në Shkodër.

Burimet bëjnë me dije se një person ka rënë në pranga për atentatit në Shkodër. Ende nuk bëhet e qartë nëse është qitësi, apo bashkëpunëtor në këtë ngjarje.