Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në lagjen “Pavarësia” në qytetin e Vlorës. Mësohet se nga të shtënat ka mbetur i plagosur shtetasi Roland Banaj 33 vjeç.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në ambientet e jashtme të një lokali. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, dhe kanë marrë në pyetje punonjësit e lokalit dhe dëshmitarët

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re