Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur një sërë urdhrash për emërime/shkarkime nga detyra, pas ngjarjeve kriminale të regjistruara në veri të vendit, në një hark të shkurtër kohor.

 

Lidhur me atentatit që tronditi Rrëshenin, duke plagosur tre persona dhe vrarë Martin Bardhin, Rrumbullaku ka firmosur shkarkimin nga detyra të zëvendësdrejtorit të Krimeve në Lezhë, Alfred Nomani dhe emërimin në këtë detyrë të Kryekomisar Gentian Berberi.

 

Gjithashtu, është vendosur shkarkimi nga detyra i shefit të Sektorit për Rendin dhe Sigurinë në Lezhë, Artur Cara. Postin e tij do e marrë, Altin Mena.

 

Po ashtu është shkarkuar shefi i Komisariatit të Policisë Mirditë, Paulin Çupi dhe emëruar në këtë detyrë, Klodian Kondi.

 

Gjithashtu, janë bërë edhe lëvizje të tjera në radhët e policisë në Fier, Berat e Pogradec.

 

Zëvendësdrejtori i Krimeve në Fier, Artur Shira është shkarkuar dhe është emëruar në këtë detyrë, Arjan Hasani.

 

Gjithashtu, është emëruar në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë Berat, Ermir Gërxhani.

 

Në detyrën e Shefit të Komisariatit të Policisë në Pogradec është emëruar Elton Halili.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re