Gazetari i Vizion Plus Esido Barkaj ka nxjerrë detaje nga atentati i dështuar pak ditë më parë në Durrës.

 

I ftuar në emisionin “7 pa 5”, Barkaj tha se rasti i Durrësit ishte tipike mafioze, por sipas tij pa viktima për shkak edhe të mjetit të blinduar që lëvizte shënjestra, edhe pse nuk e kishte në pronësi të tij.

 

Gazetari theksoi se policia ka pasur mungesë informacioni, duke iu referuar reagimit të vonshëm të tyre.

 

Ai tha se në reagimin zyrtar 24 orë pas deklaratave të gazetarëve, blutë e qytetit tentuan që ta fshehin si ngjarje.

 

“Disa raste mafioze kanë qenë kërcënim për publikun. Kujtojmë që disa raste atentatesh kanë ndodhur në mesin e ditës, në zona të populluara.

 

Sipas ekspertëve, kjo është edhe një mesazh për shënjestrën në rast se i ka shpëtuar, se po e ndjekin.

 

Rasti i djeshëm, ishte tipik i ekzekutimeve mafioze, fatmirësisht pa viktima, për shkak edhe të mjetit të blinduar që shënjestra lëvizte. Ajo që vlen për tu theksuar është mungesa e informacionit nga ana e Policisë së Durrësit për një ngjarje e cila kishte ndodhur më shumë se 24 orë përpara raportimit të gazetarëve. Në fakt kishte një fshehje të ngjarjes, sepse policia raporton brenda orës së parë aksididente të lehta pa pasoje në njerëz”, tha gazetari Esido Barkaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re