Apeli i Juridiskionit të Përgjithshëm në Tiranë lë më fuqi vendimin e Shkallës së Parë të Elbasanit për Arben Spahiun e Arsen Preçi, që u arrestuan për një automjet tip BMW, ku u gjetën armë me të cilat dyshohet se do kryhej vrasje. Makina u gjet në shkurt  në lagjen Emin Matraxhiu në Elbasan.

Gjykata e Elbasanit vendosi masën “Arrest me burg” për Spahiun dhe Preçin në fund të shkurtit. Trupi gjykues caktoi një afat 60 ditor për prokurorin me qëllim gjetjen e provave. Ata u arrestuan pas gjetjes së mjetit, në brendësi të të cilit ishin 3 automatikë dhe dy shishe me benzinë.

Arben Spahiu akuzohet për veprat “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”; ndërsa Arsen Preçi  për “Mbajtja dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re