ELBASAN – Prokuroria e Elbasanit ka çuar për ekspertim në laboratorin e policisë shkencore tre profile gjurmë gishti dhe një profil AND-je të gjetur në makinën tip BMËX6 të gjetur në Elbasan disa ditë më parë.
Përmes gjurmëve të gishtave dhe profilit të ADN shpresohet të zbardhet identiteti i personave të tjerë që kanë përdorur makinën tip BMË, në të cilën u gjetën 3 armë kallashnikov dhe dy shishe me benzinë.
Kujtojmë që gjykata ka lënë në burg Arsen Preçin dhe Arben Spahine si personat e dyshuar për atentatin e dështuar./