I plagosuri i atentatit të së hënës në Vlorë, Mikel Mehmeti është nisur drejt Tiranës për ndërhyrje të specializuar në një spital privat.

 

Pas 6 orësh operacion në Sipitalin e Vlorës gjendja e 41 vjeçarit edhe pse pati një stabilizim, vijoji të ishte kritike pasi iu hoq shpretka.

 

Mehemeti u plagos mbrëmjen e të hënës në rrugën e Çipajve, në lagjen Pavarësia.

 

Ai dyshohet se u qëllua nga dy persoan me breshëri automatiku teksa po udhëtonte me makinën e tij të tipit Audi A3.

 

Si pasojë e atentatit Mehmeti mori 3 plumba në gjoks, mushkri dhe bark.

 

Autorët pas atentatit kanë djegur makinën e tyre ne afersi te zones se trenit ndërsa ende nuk është bërë identifikimi I tyre.

 

 

Mikel Mehmeti është nga Selenica e Vlorës dhe njihet si anëtar i bandës së Llanajave.

 

Bandë e cila njihet për masakrën e Çolës, ku pas një sherri në kazino në prill të vitit 2015, u vranë 3 të rinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re