Atentati i radhës mafioz në Milot mbrëmjen e kësaj të premteje, duket se rrotullohet rreth të njëjteve personazhe.

Ylli Brahimi 47-vjec mbeti I plagosur rëndë dhe u transportua drejt spitalit të Traumes pasi atentatoret lëshuan ndaj disa personave më shumë se 100 plumba.

Brahimi është mik i Elvis Martinaj. Atij iu bë atentat në janar të vitit 2021 në mes të Milotit, kur dy persona me motorciklete iu afruan dhe e qëlluan teksa ai lëvizte në këmbë.

Pavarësisht se mori plumb,a Brahimi arriti të mbijetojë.

Pak kohë më parë ai është marrë në pyetje si I dyshuar për përfshirje në vrasjen e ish-policit Xhelal Reci me Lac.

Mbrëmjen e kësaj të premteje Ylli Brahimi dhe Klisman Preçi ishin bashkë në një makinë kur janë qëlluar me bresheri automatiku nga një tjetër mjet.

Ndonëse burime mjekësore bëjnë me dije se Klisman Preci ka ndërruar jetë, zyrtarisht nga policia një gjë e tillë nuk konfirmohet,  por efektivet bëjnë me dije se dy shtetasit të cileve iu bë atentat janë në gjëndje të rëndë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re