Gazetari Elkier Bushkolaj, ka komentuar atentatin e ditëve të fundit në Athinë, ku mbeti i vrarë 45-vjeçari shqiptar, Irakli Davella dhe i plagosur bashkëatdhetari, Edi Lulo.
Bushkolaj tha në studion e emisionit Open në News24 se, Lulo, i cili ishte edhe shënjestra e atentati ka pasur precedentë kriminalë që lidhen me një grabitje të ndodhur në vitin 2009 në Greqi, dhe ka qenë i përfshirë në aktivitete të tjera të paligjshme.
Për sa i përket grupeve kriminale shqiptare në Greqi, Bushkolaj bëri të ditur se ekzistojnë dy grupe kryesore që operojnë atje; një që vepron nga Fieri në Gjirokastër përmes Tepelenës dhe një tjetër që vjen nga veriu i Shqipërisë, nga Mirdita.
Ai përmendi edhe grupin e Marjan Kolës, një personazh problematik nga Vau i Dejës, i cili ka pasur pjesëtarë si Ilir Kupa dhe Admir Murataj.
“Shqiptari i shënjestruar në atentatin e fundit në Greqi, Edi Lulo precedentët kryesorë i ka pasur për një grabitje në vitin 2009 në Greqi, është përfshirë dhe në një tjetër grabitje. Ishte një person i njohur i botës së krimit në Shqipëri e Greqi. Ka dy grupe shqiptarësh që veprojnë në Greqi. Është një në segmentin nga Fieri në Gjirokastër përmes Tepelenës dhe një tjetër nga veriu i Shqipërisë, nga Mirdita. Ka qenë një grup i Marjan Kolës, një personazhi problematik nga Vau i Dejës, ndërsa pjesëtarë të grupit të tij kanë qenë edhe Ilir Kupa dhe Admir Murataj”, u shpreh ai.
