Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e së hënës në Krujë, ku si pasojë ka humbur jetën një 29 vjeçar dhe janë plagosur dy fëmijë të mitur.

Policia përmes një njoftimi për mediat thekson se nga ky atentat ka humbur jetën Ramazan Sino 29 vjeç kunati i Gentjan Bejtjas, dhe janë plagosur dy fëmijët e Bejtjës, 13 vjeç dhe 10 vjeç.

Sipas uniformave blu deri më tani me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

LEXO EDHE: Të shtënat me armë në drejtim të shtëpisë së Gentjan Bejtjas, vritet kunati, plagosen dy djemtë e tij, njëri në gjendje të rëndë

Ndërkohë paraprakisht dyshohet se shenjestër e këtij atentati të ketë qenë Gentjan Bejtjandaj të cilit janë kryer edhe dy atentate të tjera më parë por që ka shpëtuar.

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmë, për ngjarjen e ndodhur në oborrin e banesës së shtetasit Gentjan Bejtja., ju bëjmë me dije se:

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra shtetasi Ramazan Sino, 29 vjeç, si dhe janë plagosur dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, dy të mitur të moshës 13 dhe 10 vjeç, (nipat e viktimës).

Me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, shërbimet e Policisë kanë ushtruar 3 kontrolle në 3 banesa si dhe kanë shoqëruar 3 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Në përfundim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen, do të ketë një njoftim për shtyp në vijim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re