Një dëshmitar okular ka folur për ngjarjen e rëndë ku mbeti i vrarë me armë zjarri një 41-vjeçar, dy ditë më parë në qytetin e Vlorës.

 

Sipas tij, viktima, Laert Keka, ishte goditur fillimisht nga mjeti i autorëve, ndërsa më pas njëri prej tyre zbriti nga makina dhe e qëlloi me breshëri, sipas dëshmitarit, në kokë dhe jo vetëm tre-katër plumba.

 

“Asnjë nga ju nuk e ka kuptuar dinamikën. Ai që u vra ia futi vrapit në këmbë nga serviset deri te banka, aty tentoi të kalonte rrugën. Aty “Audi” po të shikosh në video e hedh si leckë te shkallët e furrës. Duket në video. “Audi” ndaloi te kryqëzimi, zbriti personi, një person i vetëm me “M5”, jo kallash, me silenciator, i vajti te koka, ia zbrazi tre katër herë. “Audi” bën mbrapa me derën hapur për ta marrë këtë gjuajtësin. I ka zbrazur dy-tre breshëri në kokë, jo tre-katër plumba”.

 

Mesa shihet në video, urdhri ishte që Keka të ishte i vdekur, për pasojë, atentatorët janë kthyer pas me makinë dhe e kanë qëlluar dhe 4 herë të tjera në kokë, duke i marrë jetën në vend. E gjithë skena është kapur nga kamerat e sigurisë në zonë, e ndërsa është e vështirë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.Deri më tani, 30 persona janë pyetur nga uniformat blu, e ndërsa rreth 10 persona janë shoqëruar në komisariatin e Vlorës. Ndër 30 personat e marrë në pyetje janë familjarë, shok, të viktimës të pyetur për konfliktet që ai ka patur apo ngjarje të mëparshme të cilët kanë deklaruar sipas tyre në dijeninë e tyre.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re